
Federata e Futbollit të Kosovës vetëm pak orë më parë bëri të ditur përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arjanet Muriç dhe Florent Muslijas. Sipas njoftimit të FFK-së thuhej se lojtarët kanë thyer rregullat e vendosura nga Franko Foda, me këtë të fundit që ka marrë vendimin “drastik” ndaj tyre.
Nëpër media po përflitet se të 3 futbollistët kishin kaluar natën në diskotekë dhe kjo mendohet të jetë arsyeja e përjashtimit të tyre nga Kosova. Por, ishte portieri Muriç që përgënjeshtroi këtë lajm.

“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, ka theksuar gardiani dardan për “Klan Kosova”.
Veprimi i fundit i Zhegrovës dhe Muriç i hedh më shumë benzinë zjarrit, teksa të dy kanë fshirë të gjitha fotot me fanelën e Kosovës nga profilet e tyre në Instagram. Madje, sulmuesi i Lilës e ka hequr edhe profilin e Kosovës nga 'bio' e tij, duke mbajtur vetëm atë të klubit francez.

Lini një Përgjigje