TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2024, 17:58

U përjashtua nga Kosova, vjen reagimi i parë i Edon Zhegrovës: Fake news, e vërteta do të zbulohet

Shkruar nga Pamfleti

U përjashtua nga Kosova, vjen reagimi i parë i Edon Zhegrovës:

Florent Muslija, Edon Zhegrova dhe Aro Muriç u përjashtuan nga përfaqësuesja e Kosovës ditën e sotme për thyerje të rregullave. Sipas asaj që shkruhet nga mediat, motivi kishte të bënte me faktin se lojtarët kishin frekuentuar së fundmi klubet e natës në Prishtinë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ylli i “Dardanëve”, Edon Zhegrova, ka reaguar duke thënë se janë thjesht thashetheme.

Përshëndetje të gjithëve. Shpifje. Këto janë lajme të pavërteta dhe pa fakte. Do të flas në fushë së shpejti. Krenar #dardanet ❤️” – shkruan ai.

U përjashtua nga Kosova, vjen reagimi i parë i Edon Zhegrovës:

edon zhegrova sulmuesi i kosovës

Lini një Përgjigje