
Shqipëria do të përballet me Gjeorgjinë pas pak ditësh, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. UEFA ka marrë vendimin sa i takon arbitrit që do vendosë drejtësi në “Air Albania” dhe ai do të jetë Erik Lambrets.
39-vjeçarui belg ka arbitruar në sezonin e kaluar në 16 ndeshje në kampionatin vendas. Gjithashtu, Lambrets i janë besuar 2 ndeshje të Ligëne Europës dhe 1 ndeshje e Champions League.
Në ndeshjen Shqipëri-Gjeorgji, ai do ketë ndihmën edhe të Uird dhe Kevin Monteni. Verbumen është caktuar si arbitër i katërt, ndërsa në VAR-i do jetë Bram Van Drishe.

Lini një Përgjigje