TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2024, 19:54

La Fulhamin për ekipin e elitës kroate, Adrion Pajaziti i dërgon dy mesazhe ekipit anglez

Shkruar nga Pamfleti

La Fulhamin për ekipin e elitës kroate, Adrion Pajaziti i dërgon

Adrion Pajaziti ishte i angazhuar me Shpresat gjatë këtyre ditëve, por menaxhmenti i tij ka qenë duke punuar për të ardhmen e të riut, i cili ka befasuar jo pak. Ylli i Kombëtares Shpresa do të vijojë karrierën te skuadra e Goricës, që militon në elitën e futbollit kroat.

Fantazisti shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Fulhamin për të nisur një të re, teksa u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit te skuadra kroate, e cila mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit.

Pajaziti është pjesë e Fulhamit që prej vitin 2019. Por ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji në 2023-shin. Menjëherë pas zyrtarizimit Pajaziti i jep një super mesazh ish-klubit të tij, pasi shkëlqeu me Shqipërinë dhe i dhuroi një fitore të bukur me përmbysje falë dy golave spektakolarë të tij.

adrion pajaziti ylli i kombëtares shpres

Lini një Përgjigje