
U zhvilluan pasditen e sotme në orën 18:00, katër duelet e vlefshme për Ligën e Ko#mbeve, teksa u shënuan në total vetëm 8 gola.
Danimarka mposhti pa probleme Serbinë, me rezultatin e pastër 2-0. Golin e parë e shënoi Gronbaek, ndërsa të dytin Polsen realizoi supergol me roveshatë. Në krahun tjetër, Luksemburgu u mposht 0-1 nga Bjellorusia.
Në ndeshjet e tjera, Bullgaria fitoi 1-0 ndaj Irlandës së Veriut, ndërsa Azerbajxhani nuk rezistoi në transfertën sllovake, duke pësuar disfatë 2-0. Kurse, Gjibraltari me Lihtenshtejnin u mbyll në barazim 2-2.
Lini një Përgjigje