TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Shtator 2024, 22:30

CR7 flet me superlative për “armikun” e tij në fushën e blertë: Mesi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në futboll

Shkruar nga Pamfleti

CR7 flet me superlative për “armikun” e tij në fushën

Kristiano Ronaldo cilësohet gjerësisht nga shumë persona si futbollisti më i mirë në histori, ndërsa së fundmi ai arriti që të shënojë golin e 900 në karrierë.

Këtë shifër 39-vjeçari e arriti në fitoren e Portugalisë me rezultatin 2-1 ndaj Kroacisë, të enjten në kuadër të Ligës së Kombeve.

Megjithatë, ai ka shprehur dëshirën e tij për ta zgjatur edhe më tej këtë shifër, teksa synimi i tij është që të shënojë 1000 gola, para se t’i japë lamtumirën futbollit.

Në një intervistë në vitin 2022, Pirs Morgan është shprehur, se Ronaldo i ka treguar atij në një bisedë private, se Leo Mesi është lojtari më i mirë që ka parë ndonjëherë.

Unë kisha një bisedë mjaft interesante me Kristianon, ne po darkonim pasi e kisha intervistuar atë tri vite më parë, ishte një bisedë më të vërtetë e mirë dhe unë e pëlqej atë si person”,- ka thënë Morgan.

Ai është një person që e respekton jashtëzakonisht Leo Mesin, teksa unë e pyeta atë: “Kush është lojtari më i mirë që keni parë ndonjëherë”.

Ai më tha, “Mesi, por ju po më bëni pyetjen e gabuar, ju nuk po më pyesni kush është futbollisti më i mirë’,- sepse, ai nuk e ka parë asnjëherë veten duke luajtur”. Kështu që kjo përgjigje e tij më bëri që të qesh, përfundoi Morgan.

Portugezi tashmë mban rekordin si lojtari me më shumë paraqitje dhe gola në histori të kombëtareve, pasi ka shënuar 131 gola në 213 ndeshje.

 

 

kristiano ronaldo sulmuesi portugez lionel mesi

Lini një Përgjigje