TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 20:34

Trajnerit nuk i hyn asnjë “gjemb” pavarësisht humbjeve, konfirmohet në stol edhe për sezonin e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti

Trajnerit nuk i hyn asnjë “gjemb” pavarësisht humbjeve,

Arne Slot pritet të vijojë në drejtimin e Liverpulit edhe për sezonin e ardhshëm. Sipas raportimeve nga Anglia, konkretisht “Sky Sports”, pozicioni i trajnerit holandez nuk është në rrezik, pavarësisht performancave të paqendrueshme të skuadrës gjatë këtij edicioni.

Dy fitoret e fundit në kampionat dhe rikthimi në zonën “top 4”, që siguron një vend në Ligën e Kampionëve, kanë ndikuar në qendrimin e drejtuesve të klubit. Burimet mediatike bëjnë të ditur se vendimmarrësit në “Anfield Road” nuk duan të nxitojnë, duke synuar të ruajnë ekuilibrat e krijuar një sezon më parë, kur Slot arriti të fitonte titullin kampion në vitin e tij të parë në krye të “The Reds”.

Në këtë kontekst, 47-vjeçarit pritet t’i jepet kohë shtesë për të analizuar sezonin dhe për të planifikuar rindërtimin e skuadrës. Liverpuli pritet të përballet me ndryshime të rëndësishme në merkato, pasi disa prej lojtarëve kryesorë janë drejt largimit. Mes emrave të përmendur janë Mohamed Salah dhe Endrju Robertson, të cilët, sipas raportimeve, janë pranë largimit nga kampionët në fuqi të Anglisë.

arne slot trajneri holandez liverpul

Lini një Përgjigje