TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 19:41

Zbulohet data përfundimtare, presidenti i Beshiktashit duhet të ndajë mendjen për Ernest Muçin

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohet data përfundimtare, presidenti i Beshiktashit duhet të

E ardhmja e futbollistit shqiptar Ernest Muçi mbetet e hapur, ndërsa është caktuar një afat i qartë për vendimin përfundimtar. Trabzonspori ka kohë deri më 10 maj për të ushtruar opsionin e blerjes së kartonit të mesfushorit me tipare sulmuese. Në të kundërt, lojtari pritet të rikthehet te Beshiktashi për sezonin e ardhshëm.

Presidenti i klubit turk, Serdal Adali, ka deklaruar publikisht se dëshiron rikthimin e Muçit në skuadër. Në një prononcim për “HT Spor”, ai theksoi se shpreson që klubet që kanë marrë lojtarë në huazim, përfshirë Trabzonsporin dhe Kaljarin, të mos aktivizojnë opsionet e blerjes.

Sipas Adalit, Trabzonspori po shqyrton mundësinë e transferimit përfundimtar të Muçit, ndërsa klubi italian Kaljari ka në fokus një situatë të ngjashme me lojtarin Semih Kiliçsoi.

Opsioni për blerjen e kartonit të Ernest Muçit është i vlefshëm deri më 10 maj. Ndërkohë, për Semih Kiliçsoi afati është në fillim të qershorit. Shpresoj që këto opsione të mos shfrytëzohen, pasi është shumë e vështirë të blihet një lojtar për ato shuma. Ne nuk kemi diskutuar për ulje çmimi,” deklaroi Adali.

ernest muçi sulmuesi shqiptar beshiktash

Lini një Përgjigje