TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 19:20

Nedim Bajrami drejt largimit nga Rejnxhërs, përfundon aventura e të preferuarit të Silvinjos te kombëtarja

Shkruar nga Pamfleti

Nedim Bajrami drejt largimit nga Rejnxhërs, përfundon aventura e

E ardhmja e Nedim Bajramit te Rejnxhërs duket gjithnjë e më larg, pasi trajneri Dani Rohl ka vendosur që mesfushori ofensiv të mos përfshihet në planet për sezonin e ardhshëm.

Vendimi i klubit

Sipas burimeve pranë klubit, të cituara nga mediat angleze, tekniku gjerman synon të reduktojë përbërjen e skuadrës dhe të krijojë hapësira për afrime të reja. Në këtë kuadër, Bajrami është një nga emrat që pritet të largohet. Që prej marrjes së drejtimit në tetor, Rohl nuk i ka dhënë 27-vjeçarit një rol të rëndësishëm, duke e lënë kryesisht në periferi të ekipit.

Jashtë projektit për sezonin 2026-2027

Vendimi për të mos e përfshirë Bajramin në projektin e sezonit 2026-2027 tashmë konsiderohet i formës së prerë. Lojtari është informuar për situatën dhe, nga ana e tij, shfaqet i hapur për një transferim të mundshëm. Ai synon më shumë minuta në fushë dhe një ambient ku mund të rikthejë formën e tij më të mirë.

“Spastrimi” në skuadër

Largimi i Bajramit pritet të jetë pjesë e një ristrukturimi më të gjerë te Rejnxhërs, ku disa lojtarë të rotacionit mund të sakrifikohen për të forcuar formacionin titullar dhe për të rritur konkurrencën në skuadër.

Italia, një destinacion i mundshëm

Një nga opsionet më të mundshme për të ardhmen e mesfushorit mbetet Seria A, kampionat që ai e njeh mirë. Bajrami ka kaluar periudhat më të mira të karrierës së tij në Itali, me Empolin dhe Sasuolon, ku është dalluar për kreativitetin dhe ndikimin në fazën sulmuese.

nedim bajrami mesfushori i kombëtares gllasgou rejnxhërs

Lini një Përgjigje