
Një informacion i pavërtetë, sipas të cilit Armando Broja i është ofruar klubit të Barcelonës, është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale gjatë ditës së djeshme. Lajmi e rendiste sulmuesin shqiptar mes alternativave të tjera si Vedat Muriqi dhe Fisnik Asllani, duke sugjeruar edhe mundësinë e një huazimi me kosto të ulët.
Përhapja e këtij informacioni vjen në një moment delikat për karrierën e Brojës. Pavarësisht investimit të bërë nga Bërnli gjatë merkatos së verës, sulmuesi nuk duket të jetë në planet kryesore të skuadrës për ndeshjet e Premier Ligës.
Aktivizimi i tij ka qenë i kufizuar, veçanërisht që prej muajit shkurt, ku minutat në fushë kanë qenë sporadike. Statistikat tregojnë se Broja ka realizuar vetëm një gol gjatë gjithë sezonit aktual.
Bërnli ka siguruar rënien nga elita dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Championship. Në këtë kontekst, ekziston mundësia që 24-vjeçari i Kombëtares shqiptare të luajë për herë të parë në kategorinë e dytë të futbollit anglez.
Aty duhet te luante qysh ne fillim.