TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2025, 18:53

Trajneri i Fenerbahçes befasohet nga paraqitja e Arbër Hoxhës: Nuk e prisja që do të luante në mënyrë të tillë

Shkruar nga Pamfleti

Trajneri i Fenerbahçes befasohet nga paraqitja e Arbër Hoxhës:

Paraqitja e fantastike e Arbër Hoxhës ndaj Fenerbahçes në Ligën e Europës e ka lënë pa fjalë trajnerin Domeniko Tedesko. Tekniku ka deklaruar publikisht se nuk e priste nga shqiptari këtë paraqitje.

Lojtari i kombëtares sonë realisht ishte i pandalshëm, teksa dha edhe një asist. “Në fakt, nuk e dija se do të luante. U befasuam. Hoxha ishte shumë i shpejtë me topin, lojtar tepër cilësor”.

Trajneri i Dinamos, Kovaçeviç, tha se Hoxha i meriton të gjitha lëvdatat. “Jam i befasuar që Fenerbahçe nuk e njihte. Hoxha zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse edhe ndaj Hajdukut të Splititit. I meriton lëvdatat”.

arbër hoxha sulmuesi i kombëtares trajneri i fenerbahçes

Lini një Përgjigje