
Serxhio Buskets do ta përfundojë karrierën e tij në moshën 37 vjeç në fund të sezonit të MLS, pas 18 sezonesh në nivele të larta.
Mesfushori katalanas, i cili ka qenë në Amerikë për tre vjet, do ta përfundojë karrierën e tij bazuar në progresin e Inter Majemit në “playoff”, të cilat fillojnë në tetor dhe përfundojnë në dhjetor.
Ndër të parët që i bënë homazh Buskets ishte Serxho Ramos, një rival historik në shumë beteja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit, por edhe një shok skuadre në ekipin kombëtar spanjoll, me të cilin fituan Kupën e Botës 2010.
Ramos shkroi në rrjetet sociale:
“Busi, ti je përkufizimi i të qenit i jashtëzakonshëm pa pushuar së qeni një person normal. Një rival shumicën e kohës, një shok skuadre në të tjera, ti gjithmonë ke shkëlqyer me klas, vizion dhe cilësi, por mbi të gjitha, me përulësinë dhe autenticitetin tënd.
Futbolli humbet një nga mesfushorët më të shkëlqyer me të cilët kam luajtur ndonjëherë. Faleminderit që je një lojtar, shok skuadre dhe mik i shkëlqyer. Të uroj gjithë të mirat për të ardhmen”.
I Madhi për një të Madhe
Njerzit e mëdhej kanë dhe shpirtin emadh.Dy futbollistë me barasvlera .Janë si dy vëllezër siamezë në fushën efutbollit.Ramos gjigandi i bën elegji partnerit të tij.Dy kollosë të futbollit.Jetë të bukur kalofshi!
Te gjithe kemi nevoje per njerez te tille; si Busket, por dhe si Sergjo! Veshtire nuk eshte por duhet pak vullnet.
Shembuj që duhen përshendetur!
Serxho Ramos eshte.Lojtarir i madh RESPEKT Talent