TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Shtator 2025, 15:47

Broja sfidon Haland në fundjavë, trajneri i Bërnlit nuk ka dyshime për sulmuesin shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Broja sfidon Haland në fundjavë, trajneri i Bërnlit nuk ka

Skuadra e Bërnlit do të zbresë në fushë nesër kundër Mançester Sitit. Sulmuesi i Kombëtares Armando Broja mund të përballet me “bishën” Erling Haland.

Por në bazë të raportimeve nga mediat pranë ekipit të Bërnlit, gjasat që 24-vjeçari shqiptar të jetë titullar në “Etihad Stadium” janë zero. E para ka të bëjë me konsumimin e energjive në Kupën e Ligës në mesjavë. Ndërsa pika e dytë, përkon me rendimentin e ulët të treguar nga Broja kundër Kardifit.

Duket se eksperienca te Bërnli nuk po shkon aspak mirë. Mungesa e minutazhit dhe luhatjet para porte (3 ndeshje, 0 gola) kanë bërë që ish-lojtari i Çelsit të jetë në këtë gjendje.

armando broja sulmuesi shqiptar bërnli

Lini një Përgjigje