TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 18:57

Trabzonspori me sytë te kombëtarja e Shqipërisë, plot 25 mln euro për sulmuesin kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

Trabzonspori me sytë te kombëtarja e Shqipërisë, plot 25 mln

Ernest Muçi vijon të jetë një nga emrat më të diskutuar në radhët e Trabzonsporit, falë formës së tij të mirë në fushën e lojës. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit turk po shqyrtojnë mundësinë për të aktivizuar opsionin e blerjes së kartonit të tij përpara përfundimit të sezonit.

Paralelisht, vëmendja e Trabzonsporit është zhvendosur edhe te Kombëtarja shqiptare, ku Muçi është pjesë aktive. Strategjia e klubit duket e qartë: rritja e vlerës së lojtarit në treg dhe një shitje e mundshme gjatë merkatos së verës për një shumë që varion nga 20 deri në 25 milionë euro.

Një faktor që mund të ndikojë ndjeshëm në këtë objektiv është pjesëmarrja e Shqipërisë në Kupën e Botës. Kuqezinjtë janë aktualisht në përgatitje për gjysmëfinalen e “play-off”-it ndaj Polonisë, një sfidë që mund të ketë ndikim edhe në të ardhmen e mesfushorit ofensiv.

Ndërkohë, Muçi raportohet se është ndjekur nga disa klube angleze, të cilat po monitorojnë paraqitjet e tij. Nëse ai arrin të ruajë të njëjtin nivel performance deri në fund të sezonit, merkato e verës pritet të sjellë zhvillime të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e tij.

 

ernest muçi sulmuesi shqiptar trabzonspor

Lini një Përgjigje