TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 17:07

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë, Silvinjo niset drejt Varshavës me grupin e plotë të lojtarëve (Foto-Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë,

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar këtë të mërkurë seancën e dytë stërvitore në prag të përballjes me Poloninë, e vlefshme për gjysmëfinalet e play-off-it të Botërorit 2026. Kjo ishte edhe seanca e fundit në tokën shqiptare, pasi skuadra do të udhëtojë nesër drejt Varshavës, ku të enjten do të luhet sfida vendimtare ndaj vendasve.

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë,

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë,

Në stërvitjen e sotme, trajneri Silvinjo kishte në dispozicion të gjithë grupin e lojtarëve, ndryshe nga dita e mëparshme kur u angazhuan futbollistë nga kampionati vendas për të plotësuar numrat në seancë. Prania e plotë e skuadrës i ka mundësuar stafit teknik të fokusohet te përgatitjet specifike për ndeshjen.

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë,

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë,

Të 26 futbollistët zhvilluan normalisht programin stërvitor, me theks tek aspekti taktik në funksion të përballjes me Poloninë. Dy ekipet njihen mirë mes tyre, pas përballjeve të shpeshta në vitet e fundit, por këtë herë sfida merr një peshë të veçantë, pasi konsiderohet si një “finale” për ecurinë drejt Botërorit.

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë,

Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Poloninë,

 

kombëtarja shqiptare "play off" me poloninë

Lini një Përgjigje