TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 17:52

La Kosovën për Shqipërinë, trajneri Foda flet për vendimin e Pllanës: Zgjedhje personale, kush luan për “dardanët” duhet ta bëjë me zemër

Shkruar nga Pamfleti

La Kosovën për Shqipërinë, trajneri Foda flet për

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Franko Foda, doli këtë të martë në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Sllovakisë, e cila do të zhvillohet më 26 mars. Gjatë konferencës, ai u ndal edhe te çështja e mbrojtësit Bujar Pllana, i cili ka vendosur t’i bashkohet kombëtares së Shqipërisë.

Pllana, i cili më parë ka qenë pjesë e përfaqësueses U-21 të Kosovës, nuk është përfshirë në planet aktuale të ekipit dardan. I pyetur për këtë situatë, Foda theksoi se përzgjedhja e lojtarëve është bërë në bazë të një grupi të caktuar që ka kontribuar deri më tani.

Bujar Pllana? E kemi ndjekur edhe nga afër në ndeshjet e tij dhe kemi vendosur për një grup tjetër lojtarësh. Secili ka kontribuar që të arrijmë këtu ku jemi dhe secili është i rëndësishëm për pozicionin e tij,” deklaroi Foda.

Në lidhje me vendimin e lojtarit për të përfaqësuar Shqipërinë, trajneri i Kosovës u shpreh se kjo është një zgjedhje personale, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit për fanelën e Kosovës.

Nëse ai ka vendosur për Shqipërinë, atëherë është vendim i tij. Gjithmonë kam thënë se kur luajnë për Kosovën, duhet të luajnë me zemër,” shtoi ai.

Kosova do të përballet me Sllovakinë në një ndeshje të rëndësishme, ndërsa fokusi i stafit teknik mbetet te grupi aktual i lojtarëve dhe përgatitja për sfidën e radhës.

franko foda trajneri i kosovës bujar pllana

Lini një Përgjigje