TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Mars 2026, 17:30

Pllana tregon pse la Kosovën për Shqipërinë dhe paralajmëron Poloninë: Ndoqa zemrën, keni ekip të mirë, por edhe ne gjithashtu

Shkruar nga Pamfleti

Pllana tregon pse la Kosovën për Shqipërinë dhe

Bujar Pllana është një nga prurjet e reja të trajnerit Silvinjo në grumbullimin e Kombëtares shqiptare për ndeshjet e marsit, të vlefshme për fazën “play-off” të Botërorit. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar po kalon një formë të mirë me skuadrën e Leçia Gdansk në Poloni, ndërsa ftesën në ekipin kombëtar e ka kurorëzuar me një gol në ndeshjen e kampionatit ndaj Pogon Shçecin.

Në një prononcim për mediat polake pas kësaj sfide, Pllana sqaroi arsyet që e shtynë të zgjidhte Shqipërinë, pavarësisht se më parë kishte qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Kosovës.

Nuk kam folur ende me trajnerin Silvinjo. Kam pasur kontakte vetëm me Federatën, e cila më ka ndjekur në ndeshjet e fundit. Kam ndjekur zemrën time. Ka qenë një ëndërr që nga fëmijëria, pasi jam rritur duke parë Kombëtaren shqiptare. Jam shumë i lumtur që tashmë jam pjesë e saj”, deklaroi ai.

Mbrojtësi theksoi se për të ka më shumë rëndësi të tregojë vlerat në stërvitje sesa aktivizimi i menjëhershëm në ndeshje.

E rëndësishme është të jem në kamp dhe të jap maksimumin. Pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Pllana.

Duke folur për përballjen ndaj Polonisë, ai u shpreh se rezultatet në futboll janë gjithmonë të paparashikueshme.

Në futboll nuk mund të jesh i sigurt për asgjë. Po e shohim edhe në kampionatin polak, ku çdo skuadër mund të mposhtë tjetrën. Nuk ka favorit absolut. Ne do të bëjmë më të mirën për të arritur objektivin”, tha ai.

Sipas Pllanës, si Shqipëria ashtu edhe Polonia kanë cilësi në përbërje.

Polonia ka një ekip të mirë, por edhe ne kemi lojtarë që aktivizohen në ligat më të forta. Në Shqipëri ka shumë entuziazëm për këtë ndeshje dhe të gjithë janë të fokusuar. E dimë rëndësinë e saj. Kombëtarja jonë është përmirësuar vitet e fundit, siç u pa edhe në Kampionatin Europian, dhe vazhdon të rritet me çdo ndeshje”, përfundoi ai.

bujar pllana mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje