TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Korrik 2023, 19:49

Totenhemi kthen nga aeroporti drejtuesit e Bajernit, mund të futet në bisedime talenti i klubit gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Totenhemi kthen nga aeroporti drejtuesit e Bajernit, mund të futet në

Një nga telenovelat më të diskutuara të merkatos së verës vazhdon të dhurojë të papritura të mëdha sa i përket negociatave të dy klubeve të përfshira. Totenhemi dhe Bajerni i Mynihut duket se nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët sa i përket transferimit të Herri Kejnit në Gjermani dhe një takim mes palëve ka parë të anulohet në minutat e fundit.

Drejtuesit e klubit gjerman duhej të niseshin sot drejt Londrës për t’u ulur në tavolinën e bisedimeve me Daniel Levin, administratorin e klubit anglez për të negociuar detajet e kalimit të sulmuesit të Anglisë. Jan-Kristian Dresen dhe Marko Nepe, dy zyrtarët e lartë të klubit bavarez po përgatiteshin të niseshin me avion privat, kur janë lajmëruar se takimi i planifikuar për sot nuk do të zhvillohej dhe do të shtyhej për fillimin e javës së ardhshme, në një datë ende të pacaktuar.

Nuk dihet ende se për cilën arsye Levi vendosi të anulonte takimin e sotëm, por palët po negociojnë prej kohësh në distancë për diferencën mes 100 milionë eurove që është i gatshëm të paguajë Bajerni me 100 milionë paund që kërkon Totenhemi.

Londinezët po planifikojnë të përdorin bisedimet me Bajernin e Mynihut mbi Herri Kejnin për të diskutuar një lëvizje për Matis Tel. Ata janë të interesuar për sulmuesin e ri.

Bavarezët janë të frikësuar se mostërheqja e drejtuesit anglez ka të bëjë me interesimin në rritje të PSG-së për sulmuesin, që e sheh si alternativën më të mirë për Kilian Mbape, nëse arrin të sistemojë gjatë kësaj vere francezin.

herri kejn bajerni i mynihut totenhem

Lini një Përgjigje