TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2024, 21:20

Tifozët presin me padurim Francë-Spanjë, UEFA cakton arbitrin që do të vendosë drejtësi në gjysmëfinale

Shkruar nga Pamfleti

Tifozët presin me padurim Francë-Spanjë, UEFA cakton arbitrin

Spanjë-Francë, gjysmëfinalja e Europianit, po pritet me padurim nga tifozët. Takimi do të luhet më 9 korrik, në orën 21.00, në “Allianz Arena”.

UEFA ka vendosur edhe për arbitrin që do japë drejtësi. Sfida do të gjykohet nga slloveni, Slavko Vinçiç. 44-vjeçari, i lindur në Maribor, që mbahet mend për faktin se ka qenë “bilbili” kryesor në finalen e Champions League dhe në shumë sfida të tjera të këtij kompeticioni.

Gjatë këti europiani, ai ka qenë arbitër në ndeshjet, Spanja-Itali 1-0 dhe Hungari-Zvicër 1-3.

Tifozët presin me padurim Francë-Spanjë, UEFA cakton arbitrin

slavko vinçiç arbitri slloven gjysmëfinalja francë-spanjë

Lini një Përgjigje