TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Gusht 2023, 16:25

Thirrja e Kasijas pas imazheve skandaloze të Rubiales: A ka dhënë dikush dorëheqjen, apo jo?

Shkruar nga Pamfleti

Thirrja e Kasijas pas imazheve skandaloze të Rubiales: A ka dhënë

Puthja Rubiales-Hermoso është kthyer në një çështje. Edhe Kasijas ka kërkuar dorëheqjen e numrit një të Federatës Spanjolle të Futbollit pas gjestit ndaj lojtares.

Sigurisht kam gabuar. Nëse ka persona që janë ndierë të dëmtuar duhet të kërkoj falje, nuk ka zgjidhje tjetër. Do të jem më i kujdesshëm”.

Këto kanë qenë fjalët e para të Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle në një video të regjistruar në Sidnei, i cili ka dashur të kërkojë falje për puthjen në buzë që i ka dhënë futbollistes Xhenifer Hermoso gjatë ceremonisë së dhënies së Kupës së Botës.

Një sjellje që ka shkaktuar shumë bujë dhe për të cilën tani, e gjithë bota kërkon dorëheqjen e numrit një të futbollit spanjoll.

Kanë qenë të shumtë komentet kundër Rubiales në rrjetet sociale, edhe pas disa deklaratave të bëra nga Hermoso që është ndierë e indinjuar nga sjellja e tij.

Një koment tjetër ka ardhur në Twitter edhe nga Iker Kasijas, portieri historik spanjoll, i cili ka shkuar: “A ka dhënë dikush dorëheqjen, apo jo?”, ka shkruar ish-portieri.

Me pak fjalë, duket se për këtë çështje do të vazhdohet të flitet akoma shumë.

Më poshtë janë videot e puthjes famëkeqe dhe gjestet e Rubiales pas fitores së Kupës së Botës nga ana e kombëtares spanjolle të femrave:

iker kasijas ish-portieri i kombëtares spanjolle

Lini një Përgjigje