
Mançester Siti në mënyrë të papritur ka bërë të ditur se Pep Guardiola ka lënë përkohësisht drejtimin e kampionëve të Anglisë. Një situatë e pazakontë, pasi trajneri do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në shpinë, ndaj ka udhëtuar drejt Barcelonës për këtë operacion “urgjent”.
“Trajneri i Mançester Sitit ka vuajtur dhimbje të forta të shpatullës prej disa kohësh dhe udhëtoi drejt Barcelonës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale urgjente të realizuar nga doktoresha Mireia Ijueca. Operacioni u mbyll me sukses dhe Pep do të rikuperohet dhe rehabilitohet në Barcelonë”, shkruhej në njoftimin e klubit.
Sipas të njëjtës komunikatë, shpjegohej se Guardiola “shpresohet të kthehet pas ndalesës për ndeshjet e kombëtareve”. Si rrjedhojë, pritet që tekniku spanjoll të mungojë në dy ndeshjet e radhës së skuadrës së tij në kampionat ndaj Shefilldit dhe Fullhemit. Drejtimin e skuadrës përkohësiht do te e marrë ndihmësi i tij, Huanma Lijo, i cili këtë verë iu bashkua stafit teknik të Guardiolës, pasi u largua Enco Mareska.
Pep Guardiola has today undergone a routine operation on a back problem.
— Manchester City (@ManCity) August 22, 2023
Everyone at Manchester City wishes Pep a speedy recovery, and look forward to seeing him back in Manchester soon.
Lini një Përgjigje