TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Mars 2026, 15:17

Sytë nga Polonia për historinë, mësoni shumën marramendëse që përfiton Shqipëria nëse kualifikohet në Kupën e Botës

Shkruar nga Pamfleti

Sytë nga Polonia për historinë, mësoni shumën

Kombëtarja shqiptare e futbollit ndodhet përballë një momenti vendimtar, teksa në dy javët e ardhshme do të luajë shansin për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës, evenimenti më i rëndësishëm për ekipet përfaqësuese.

Për herë të parë në historinë e saj, Shqipëria merr pjesë në fazën “play-off”. Kundërshtari i parë do të jetë Polonia, ndërsa në rast kualifikimi, kuqezinjtë do të përballen në finale me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi.

Sfida ndaj Polonisë konsiderohet një test i rëndësishëm për skuadrën shqiptare, e cila synon të bëjë një hap historik drejt Botërorit. Realizimi i këtij objektivi do të shënonte një arritje të paprecedentë për futbollin shqiptar.

Koha deri në ndeshjet vendimtare është e kufizuar, ndërsa pritshmëritë janë të larta si nga tifozët, ashtu edhe nga drejtuesit e Federatës.

Përveç aspektit sportiv, kualifikimi në Kupën e Botës do të sillte edhe përfitime të konsiderueshme financiare për Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Çdo ekip që siguron pjesëmarrjen përfiton menjëherë 1.5 milionë dollarë për shpenzimet organizative dhe logjistike.

Përveç kësaj, çdo kombëtare garanton edhe 9 milionë dollarë si bonus pjesëmarrjeje. Bonuse shtesë jepen për çdo fazë të kaluar, ndërsa fituesi i turneut shpërblehet me 50 milionë dollarë.

Këto shifra e bëjnë kualifikimin jo vetëm një sukses sportiv, por edhe një mundësi të rëndësishme financiare për zhvillimin e mëtejshëm të futbollit në vend.

kombëtarja shqiptare play off i botërorit

Lini një Përgjigje