TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Gusht 2024, 18:07

Sportisti korean dështon dhe shpërthen në lot, nuk ia doli të siguronte medalje për të shmangur shërbimin ushtarak (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Sportisti korean dështon dhe shpërthen në lot, nuk ia doli

Tom Kim, lojtari i golfit nga Koreja e Jugut, nuk ia doli të siguronte podiumin, teksa zhgënjimi ka qenë i madh. Kim, tashmë nuk do ketë mundësi që të shmangë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin e tij.

Pavarësisht që e mohon se lotët kishin të bënin pikërisht për këtë arsye, mediat janë të sigurta për motivin. Mungesa e medaljes detyron Kim që kur të kthehet në Kore, të përfundojë shërbimin ushtarak.

Ai e mbylli në vendin e tetë turneun olimpik, pasi ishte në garë për një medalje bronzi, por gjërat nuk shkuan si duhet. Besohet se reagimi emocional erdhi si përgjigje ndaj humbjes së medaljes, gjë që do ta kishte lejuar atë të kapërcejë 18 deri në 21 muaj shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut të kërkuar për të gjithë meshkujt para moshës 35 vjeç.

tom kim lojtari i golfit nga koreja e jugut

Lini një Përgjigje