
Orges Shehi nuk është më trajneri i Partizanit. Është vetë klubi i kuq që ka njoftuar shkarkimin e teknikut nga stoli i klubit.
Klubi i kuq dhe tekniku durrsak kanë rënë dakord për të ndërprerë mes tyre bashkëpunimin e nisur më 26 dhjetorin e vitit të kaluar. Ky vendim vjen si pasojë e rezultateve negative të skuadrës në muajt e fundit ku nuk arritën te fitorja e titullit si dhe dështimi në kualifikueset Ligës së Konferencës.
"Partizani njofton mbylljen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Drejtuesit dhe Shehi kanë zhvilluar një takim, në përfundim të të cilit palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin mes tyre. Partizani dëshiron të falënderoj Orges Shehin për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Skuadra do të vijojë përgatitjet në drejtimin e Drejtorit Sportiv, Arbër Abilaliaj dhe stafit teknik", njofton klubi.
Orges Shehi drejtoi skuadrën në 27 ndeshje. Zhgënjimi ishte i madh së fundmi, sidomos pas eleminimit në Ligën e Konferencës nga gjeorgjianët e Iberia 1999.
Ish-portieri i njohur u shpall nënkampion me “Demat”, skuadër me të cilën ka luajtur edhe gjatë karrierës futbollistike.
Lini një Përgjigje