“Të gjithë duhet ta dinë se Kosova është Kosovë ose Kosova është Shqipëri. Kaq. Këtu mbaron”, ka theksuar kapiteni i Kosovës.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili mori vendimin për largimin e skuadrës nga fusha për shkak të thirrjeve antishqiptare, ka folur pas bratisjes së ndeshjes me Rumaninë.
“Gjithçka filloi para ndeshjes. Rumania bëri fushatë që tifozët të mos bënin thirrje raciste. Por, gjatë gjithë ndeshjes na kanë thënë ‘Kosova është Serbi'”, tha futbollisti.
Ai theksoi se morën vendimin për të mos u kthyer më në fushën e blertë pasi tifozët rumunë filluan të bërtasin gjithnjë e më shumë.
Amir Rrahmani shtoi se “përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra”.
"Në fund, nuk dua as ta përsëris atë e më fortë që ndodhi. I thashë arbitrit, por ai nuk donte të dëgjonte. Dhe i thashë që do të largohemi nga fusha, sepse ai nuk dëshiron të ndërmerrte asnjë veprim.
Tifozët filluan të bërtasin gjithnjë e më fort dhe ne vendosëm të mos ktheheshim në fushë. Ne përfaqësojmë njerëzit që kanë pasur një të kaluar të vështirë, ka pasur masakra.” , deklaroi Amir Rrahmani pas ndeshjes Rumani–Kosovë.
Në fundin e takimit, kur rezultati ishte 0-0 një përplasje shpërtheu mes lojtarëve të dy përfaqësueseve në fushë.
Në momentet e tensionit, u përfshinë edhe tifozët vendas, të cilët shpërthyen në thirrje anti-shqiptare.
Në stadiumin e Bukureshtit dëgjoheshin thirrjet: “Serbia, Serbia.”
Menjëherë pas kësaj, në shenjë proteste kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, urdhëroi skuadrën të largohet nga fusha.
Lini një Përgjigje