
Një incident i shëmtuar dhe aspak sportiv është regjistruar në ndeshjen e volejbollit për femra U-18, mes Skënderbeut dhe Dinamos, teksa është duke bërë xhiron e rrjetetit.
Në videon që po shpërndahet me shpejtësi, shihet se trajneri i skuadrës korçare, Romeo Xeka, teksa kishte marrë një pushim dhe po fliste me ekipin, i qëllon me shpullë njërës prej lojtareve, ndërsa të bërtiturat e tij nuk mungojnë.
Kurrsesi të tilla veprimesh nuk kanë vend në ambiente sportive. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për ekip vajzash në moshë të vogël.
Lini një Përgjigje