TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2025, 21:27

Skandal i UEFA-s në finalen e Ligës së Europës, sqaron në deklaratën zyrtare gafën pse la fituesit e Totenhemit pa medalje

Shkruar nga Pamfleti

Skandal i UEFA-s në finalen e Ligës së Europës, sqaron

Aleksandër Ceferin mbeti i surprizuar në ceremoninë e mbrëmshme, pasi Totenhemi fitoi Ligën e Europës. Presidenti i UEFA-s nuk pati medalje për të gjithë lojtarët e skuadrës londineze, që triumfuan me rezultatin 1-0 ndaj Mançester Junajtid.

Kështu Romero, Son dhe Bentankur mbetën thatë, ndërsa i drejtoheshin pjesës tjetër. UEFA ka sqaruar episodin në deklaratën zyrtare, ndërsa tregon se medaljet e tjera u dorëzuan në dhomat e zhveshjes.

Për pakënaqësinë tonë të madhe, nuk kishim medalje të mjaftueshme gjatë ceremonisë së trofeut për shkak të një mospërputhjeje të papritur në numrin e lojtarëve, pasi më shumë anëtarë të ekipit, përfshirë lojtarë të dëmtuar, morën pjesë në ceremoni nga sa pritej fillimisht.

Medaljet e munguara iu dorëzuan menjëherë ekipit fitues në dhomën e zhveshjes, së bashku me faljen tonë të sinqertë”, shkruan UEFA në deklaratë zyrtare.

finalja e ligës së europës aleksandër ceferin presidenti i uefa

Lini një Përgjigje