TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2025, 19:25

Al Nassr i ofron Ronaldos kontratën e shekullit, portugezi do të përfitojë 15.2 mln euro dhe aksione në shoqëri

Shkruar nga Pamfleti

Al Nassr i ofron Ronaldos kontratën e shekullit, portugezi do të

Në Spanjë janë të bindur se Al Nassr ka bërë gati një kontratë të re për Kristiano Ronaldon. Kushtet e akordit të ri janë të parefuzueshme dhe mendohet se firma është vetëm çështje kohe.

Mediet spanjolle nuk bëjnë me dije afatet e akordit të ri edhe pse kanë zbuluar disa aspekte të tjera të rëndësishme.

Mësohet se 40-vjeçari do të paguhet 15,2 milionë euro në muaj. Kjo do të thotë se ai do të përfitojë rreth 3,8 mln euro në javë pra 550 mijë euro në ditë.

Në një vit ai do të përfitojë plot 182,4 milionë euro. Al Nassr nuk është mjaftuar me kaq pasi i ka ofruar edhe 5% të aksioneve të shoqërisë, lojtarit!

kristiano ronaldo sulmuesi portigez al nassr

Lini një Përgjigje