TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Maj 2025, 20:01

Tjetër humbje për kombëtaren shqiptare, me Gjermaninë është fotokopje e ndeshjes së parë

Shkruar nga Pamfleti

Tjetër humbje për kombëtaren shqiptare, me Gjermaninë

Europiani U17 “Shqipëri 2025” vazhdon që të zhvillohet normalisht në vendin tonë.

Sot është luajtur ndeshja e parë e raundit të dytë në grupin A, aty ku Shqipëria u mposht nga Gjermania. Dueli i zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi 0-4 në favor të “Pancerave”.

Një humbje fotokopje për kuqezinjtë e vegjël, pikërisht si ajo 0-4 përballë Portugalisë në “Arenën Kombëtare”, 3 ditë më parë. Ndërkohë që 4 golat e sotëm për gjermanët u shënuan nga Xhiremiah Mensah, Aleksandër Staf, Uidsom Majk dhe Keziah Oteng-Mensah.

Kështu, Gjermania shkon në kutoën e 3 pikëve në vendin e 3 në grupin A. Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi do të luhet në orën 20:30 në stadiumin “Arena Kombëtare”, ajo mes Francës dhe Portugalisë.

Kuqezinjtë e Tedeskos do të luajnë sfidën e fundit të grupeve ndaj Francës, takim ky i programuar të luhet më 25 maj.

 

 

 

shqipëria u-17 gjermania u-17 kualifikueset e europianit

Lini një Përgjigje