TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Mars 2026, 16:03

Situatë e ndërlikuar te Reali, Mbape mban në ankth madrilenët dhe vë në rrezik Botërorin me Francën

Shkruar nga Pamfleti

Situatë e ndërlikuar te Reali, Mbape mban në ankth

Një situatë e ndërlikuar është krijuar në kampin e Realit të Madridit, ku në qendër të vëmendjes është gjendja fizike e sulmuesit Kilan Mbape.

Zyrtarisht, klubi madrilen ka njoftuar se futbollisti francez ka pësuar një ndrydhje në gjurin e majtë. Sipas vlerësimit fillestar të stafit mjekësor, periudha e rikuperimit pritet të zgjasë rreth tre javë, me synimin që Mbape të jetë i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Mançester Sitit më 17 mars.

Megjithatë, raportime nga media spanjolle “Cadena SER” sugjerojnë një tablo më të ndërlikuar. Sipas këtyre burimeve, kampi i lojtarit e konsideron dëmtimin më serioz nga sa është bërë publik, duke theksuar se ligamenti i kryqëzuar i pasëm i gjurit është “në limit”.

Kjo diferencë në vlerësim ka krijuar tension mes palëve. Mbape, sipas raportimeve, preferon të ndjekë një proces rikuperimi më të kujdesshëm për të shmangur rrezikun e një dëmtimi më të rëndë, duke pasur në fokus edhe Botërorin e ardhshëm, ku pritet të jetë një nga figurat kryesore të kombëtares së Francës.

Zhvillimet në ditët në vijim pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar nëse sulmuesi francez do të përshpejtojë rikthimin në fushë apo do të zgjedhë një rikuperim më të gjatë. Ndërkohë, Reali i Madridit shpreson të mos humbasë një nga lojtarët kyç në një moment delikat të sezonit.

 

kilian mbape sulmuesi francez real madrid

Lini një Përgjigje