TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Mars 2026, 21:50

“Mbeta në rrugë i braktisur nga klubi”, rrëfehet futbollisti i Maqedonisë së Veriut: Asani më shpëtoi jetën në Iran, kisha 3 ditë pa ngrënë

Shkruar nga Pamfleti

“Mbeta në rrugë i braktisur nga klubi”, rrëfehet

Jasir Asani është larguar nga Irani, vend që së fundmi është përfshirë në një konflikt të armatosur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin. Para largimit, futbollisti i Kombëtares shqiptare ka ndihmuar edhe Stefan Ashkovskin, lojtarin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, i cili kishte mbetur i vetëm pasi ishte braktisur nga klubi i tij.

Sipas raportimit të “Sport1” në Maqedoninë e Veriut, dy futbollistët janë takuar nga gazetarët në aeroportin e Stambollit, ku kanë rrëfyer detaje nga largimi i tyre nga Irani dhe vështirësitë e përjetuara gjatë udhëtimit.

Asani ka treguar se deri në ditën e fundit ai dhe Ashkovski kanë qenë të ndarë, pasi ky i fundit ndodhej rreth 15 orë larg vendndodhjes së tij. Megjithatë, falë ndihmës së shoferëve të vënë në dispozicion nga klubi iranian Esteghlal, ku aktivizohet Asani, ata arritën të bashkohen dhe të organizojnë largimin.

Ishim të ndarë deri në ditën e fundit. Kur jam atje, ka tre shoferë nga klubi që janë në dispozicion 24 orë për ne”, është shprehur Asani.

Nga ana tjetër, Ashkovski ka përshkruar një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë. Ai ka treguar se ka udhëtuar për 15 orë nga Rafsajani drejt Teheranit, më pas drejt kufirit me Turqinë dhe, prej andej, me avion drejt Stambollit.

Ishte një telash i madh të kaloje përmes Iranit. Jasiri më ndihmoi, ai kishte shoferin e tij, ia dola me të”, ka deklaruar Ashkovski.

Futbollisti maqedonas ka përshkruar edhe situatën e tensionuar në terren, duke pretenduar se kishte sulme në zona të ndryshme dhe se kishte mbetur pa ushqim dhe ujë për tre ditë.

Kishte sulme kudo, edhe pranë meje, sapo kishte filluar. Nuk kisha ngrënë apo pirë për tre ditë, unë thjesht po kërkoja një mënyrë si të largohesha nga vendi. Pasi lideri i tyre u vra, asgjë nuk funksiononte, çdo gjë u mbyll… gjithçka ishte e vështirë, por gjithçka përfundoi mirë. Tani pres me padurim të shkoj në shtëpi, të fle, të pushoj pak”, ka thënë ai.

Ashkovski ka deklaruar gjithashtu se ishte braktisur nga klubi i tij, Mes Rafsajan, në momentet e krizës. Sipas tij, pa ndihmën e Asanit, situata do të kishte qenë edhe më e vështirë.

Kur gjithçka ndodhi, mua më braktisën, po të mos ishte për Jasirin… Kishte edhe të huaj të tjerë, por asnjë nuk më ndihmoi. Isha i ulur në rrugë. Të huajt e skuadrës së Persepolis po kalonin me një autobus dhe i pyeta nëse mund të shkoja me ta, por më thanë që nuk mundesha. Kjo do të jetë një eksperiencë e madhe për mua në të ardhmen”, është shprehur ai.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga klubet përkatëse lidhur me pretendimet e ngritura nga futbollisti i Maqedonisë së Veriut.

stefan ashkovski jasir asani

1 Komente

  1. T
    Tony

    Vete ju kruajt bytha, c'doni ju qe luani ne Rusi e Iran? Llokma e madhe te mbetet ne gryke.

    Lini një Përgjigje