TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Nëntor 2023, 21:21

“Siç e do tradita”, Jasir Asani gati të realizojë “golin” e jetës: Jam gati për martesë, dua familje të madhe

Shkruar nga Pamfleti

“Siç e do tradita”, Jasir Asani gati të realizojë

Futbollisti më i spitaktur i Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake UP”.

Ndër të tjera, ai foli për nisjen e karrierës, ftesën e marrë nga kombëtarja shqiptare dhe krenarinë për pjesëmarrjen në “EURO 2024”. Por, nuk mundi t’i shpëtonte dot as pyetjeve për jetën personale.

Jo më kot, pasi vetëm disa orë më parë ai ngacmoi publikun me një foto në InstaStory, ku tregonte këmbët e një vajze me të cilën ishte ulur pranë (partnerja).

Ndaj, moderatorja e pyeti troç kur do të kemi një dasmë prej tij, pasi siç e do “tradita”, futbollistët martohen herët që të ndjekin më pas të qetë karrierën.

Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në “WakeUp”.

 

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje