
Ish-futbollisti francez, Kristofe Dugarri, ka qenë tepër kritik në një deklaratë të dhënë për emisionin “Rothen S’enflamme”, në televizionin francez RMC.
Sipas 51-vjeçarit, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Milanit, Barcelonës, Bordosë, Marsejës dhe Birminghamit, janë disa kombëtare, mes të cilave edhe Shqipëria që nuk kanë lidhje me kampionatin europian.
Kujtojmë që ish-sulmuesi Dugarri, numëron 55 ndeshje me Kombëtaren e Francës, teksa ka shënuar edhe 8 gola.
Janë disa kombëtare që nuk kanë lidhje me Kampionatin Europian si: “Estonia, Azerbajxhan, Mali i Zi, Lituania, Sllovenia, Kazakistani, Moldania, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Malta, Kosova, Andorra, Armenia”, deklaroi francezi.
— Alb Foot Media (@FootAlb96) November 22, 2023
Lini një Përgjigje