
Dinamo ka marrë sot një fitore shumë të rëndësishme përballë Erzenit, teksa është larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit dhe aktualisht e sheh veten në garë për “Fonal Four”.
Pjesa e parë nuk prodhoi gola, pavarësisht rasteve. Në pjesën e dytë, ekipi nga Shijaku komplikoi llogaritë, pasi Atanda u ndëshkua me kartonin e kuq.
Dinamovitët kaluan në avantazh në minutën e 77, pas golit të Rrustem Hoxhës. Një rezultat, i cili mbeti i pandryshuar deri në fund, me ekipin e Mehmetit që mori 3 pikë të rëndësishme.
Dinamo renditet në vendin e katërt me 15 pikë, ndërsa Erzeni renditet në vendin e parafundit me 13 pikë.
Lini një Përgjigje