TAGS-AT E JAVËS

Sport23 Shkurt 2025, 18:39

Shpërthen dhuna në ndeshjen e skuadrës së Mirel Josës, futbollisti godet tifozin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen dhuna në ndeshjen e skuadrës së Mirel Josës,

Liria e Prizrenit ka mposhtur Vëllaznimin e Mirel Josës me rezultatin 1-0. Rezultati kaloi në plan të dytë në Ligën e Parë të Kosovës, për shkak të asaj që ndodhi pas vërshëllimës përfundimtare. 

Tifozët vendas të Lirisë pushtuan fushën dhe u drejtuan te tifozëria kundërshtare. Gura të shumtë dhe sende u hodhën, ndërsa raportohet dhe për të lënduar. 

Po ashtu pamjet tregojnë për një futbollist të Vëllaznimit, që konfrontrohet fizikisht me një nga tifozët që ka hyrë në fushë. 

vëllaznimi liria e prizrenit kampionati kosovar

Lini një Përgjigje