TAGS-AT E JAVËS

Sport20 Shkurt 2026, 15:18

Shpalosën banderolën me Kosovën si pjesë të Serbisë, Crvena Zvezda falënderon tifozët e Lilë

Shkruar nga Pamfleti

Shpalosën banderolën me Kosovën si pjesë të

Sfida e parë e fazës “playoff” në Ligën e Europës mes Lilës dhe Crvena Zvezdës, e fituar nga skuadra serbe, është shoqëruar me polemika jashtë fushës së lojës. Gjatë takimit të zhvilluar në stadiumin “Pierre-Mauroy”, një grup tifozësh të Lilës shpalosën në tribunë një banderolë ku Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë, e shoqëruar me mesazhin: “Jo dorëzimit”.

Pamjet e banderolës janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe debate. Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka pasur një reagim zyrtar nga klubi francez apo nga UEFA lidhur me incidentin.

Nga ana tjetër, Crvena Zvezda reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderoi tifozët e Lilës për mesazhin e shfaqur gjatë ndeshjes. “Faleminderit–Merci! Tifozët e Lilës shpalosën një banderolë me shkrimin ‘Jo dorëzim’ gjatë ndeshjes së Ligës së Europës”, thuhej në postimin e klubit serb, i shoqëruar me fotografinë e banderolës.

Rregulloret e UEFA-s ndalojnë shfaqjen e mesazheve me përmbajtje politike në stadiume, por mbetet e paqartë nëse organi qeverisës i futbollit europian do të ndërmarrë ndonjë hap disiplinor në lidhje me këtë rast.

Ngjarja ka zhvendosur vëmendjen nga aspekti sportiv i ndeshjes, duke sjellë në fokus çështje jashtë fushës që shpesh shoqërojnë përballjet ndërkombëtare.

Shpalosën banderolën me Kosovën si pjesë të

tifozët e crvena zvezdës liga e europës

Lini një Përgjigje