
Barcelona mbetet me 10 lojtarë, pasi portieri Shezni ndëshkohet me karton të kuq. Polaku bëri dalje të gabuar dhe pengoi Mbapen jashtë zone, arbitri nuk e fali dhe e ndëshkon direkt me të kuq.
Në minutën e 60, Reali shënoi golin e dytë. Rodrigo shënoi nga goditja e dënimit që u dha nga ndërhyrja e gabuar e Sheznit dhe dërgoi shifrat në 2-5.
Fillimishit ishin madrilenët që zhbllokuan finalen me golin e shpejtë të Mbape pas 5 minutave lojë, por djemtë e Flik bënë përmbysjen e madhe në pak minuta.
Fillimisht barazuan shifrat me Jamal në minutën e 21, më pas shënuan dy gola të shpejtë me Levandovskin nga pika e bardhë e penalltisë në 36 dhe 3 minuta më vonë me Rafinjën. Goli i katërt erdhi nga Balde në fund të pjesës së parë.
Pjesa e dytë e super finales së Superkupës së Spanjës që po luhet në Yeddah të Arabisë Saudite mes Realit të Madridit dhe Barcelonës ka nisur ashtu siç përfundoi pjesa e parë, me gol.
Rafinja shënoi golin e pestë për katalanasit dhe të dytin personal për këtë ndeshje, pas topit të marë nga Kasado dhe një veprimi spektakolar brenda zonës nga braziliani që dërgoi topin në rrjetë për herë të pestë..
Lini një Përgjigje