TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2025, 19:26

“Më karikojnë kritikat”, Kristjan Asllani: Jam me fat që kam një grup të tillë, hoqa dorë nga rrjetet sociale

Shkruar nga Pamfleti

“Më karikojnë kritikat”, Kristjan Asllani: Jam me fat

Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë në fitoren e Interit ndaj Venecias me shifrat 1-0. Pas kësaj fitoreje të zikaltërve, mesfushori i kombëtares sonë ka folur për mediat.

Jam mësuar, çdo herë flitet shumë për mua. Jam i lumtur që kam një grup djemsh që janë pranë meje dhe besojnë tek unë. Kam fshirë të gjitha rrjetet sociale dhe jam i lumtur kështu.

A ka kritika për ty? “Unë mendoj se po, por nuk ka problem. Më mirë të më kritikojnë pasi jam mësuar me këtë. Jam i lumtur për tre pikët.”

Çfarë ndjetë pas asaj humbjeje në Superkupë?Ajo ndeshje na lëndoi shumë, por kemi ndeshje të rëndësishme përpara. Të lumtur për fitoren, nuk gabuam dhe do të vazhdojmë kështu.

Grupi ka besim të madh tek unë, jam me fat që kam këta njerëz afër meje”, shpehet Asllani pas ndeshjes.

kristjan asllani mesfushori shqipta inter

Lini një Përgjigje