TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2025, 17:08

Interi “harron” humbjen e Superkupës, mjafton Darmian për t’i dhënë 3 pikët zikaltërve; nota e Asllanit

Shkruar nga Pamfleti

Interi “harron” humbjen e Superkupës, mjafton Darmian për

Interi ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Venecias në transfertë me rezultatin minimal 1-0. Interi harron kështu finalen e humbur të Superkupës me Milanin. Goli i Darmian në pjesën e parë mjaftoi për 3 pikët.

Për zikaltrit në këtë takim u aktivizua Asllani si titullar, i cili bëri një paraqitje mjaft pozitive duke u vlerësuar me notën 7.3 nga “Sofascore”.  Pas një topi të gjatë në mënyrë perfekte të nisur nga Kristjan Asllani për Lautaro Martinez, goditja e argjentinasit u prit nga portieri, me Darmian që nuk e kishte të vështirë të realizonte golin.

Me tre pikët e marra sot në transfertë, Interi ngjitet në vendin e dytë me një pikë larg Napolit kryesues, por me një ndeshje plus për të luajtur. Nga ana tjetër, Venecia e sheh veten në vendin e parafundit të klasifikimit.

venecia inter seria a

Lini një Përgjigje