
Edhe pse me një lojtar më pak gati gjysmën e lojës, Mançester Junajtid ka eliminuar Arsenalin nga FA Cup dhe vazhdon në raundin tjetër.
“Topçinjtë” gjetën shpejt golin që në minutën e 18 me Gabriel Martinelin, por që u anulua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 41, braziliani Gabriel Zhesus la fushën e lojës dhe u largua me barrelë duke nënkuptuar për një dëmtim të rëndë, që mund ta lërë jashtë fushe për disa javë.
Pjesa e parë u mbyll 0-0. Pjesa e dytë nis shumë vrullshëm. “Djajtë e Kuq” kaluan të parët në avantazh me portugezin Bruno Fernandez pas një asisti shumë të bukur të Garanaços.
Në minutën e 61, ekipi i Amorim mbeti me një lojtar më pak pasi Diogo Dalot mori kartonin e dytë të verdhë dhe la fushën e lojës.
Dy minuta më pas, djemtë e Artetës barazojnë shifrat 1-1 me golin e bukur të Gabriel. Në minutën e 72, Odegard gaboi nga pika e bardhë e penalltisë dhe humbi mundësinë e artë për të kaluar “topçinjtë” në avantazh.
Koha e rregullt u mbyll me shifrat 1-1, ku duhet theksuar se portieri turk i Mançester Junajtid, Bajindir, bëri disa pritje vendimtare. Rezultati mbeti i pandryshuar as pas 30 minutave shtesë.
Dy ekipet iu drejtuan penalltive, aty ku “Djajtë” u treguan më të saktë. Haverc gaboi për Arsenalin, asnjë gabim nga 5 lojtarët e zgjedhur nga Amorim që u treguan të gjithë të saktë para pikës së bardhë.
Lini një Përgjigje