TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Janar 2025, 18:03

Majk Menjo krahasohet me ish-kryeministrin e Shqipërisë, te Milani “çmenden” pas Fatos Nanos (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Majk Menjo krahasohet me ish-kryeministrin e Shqipërisë, te Milani

Milani barazoi 1-1 përballë Kaljarit mbrëmjen e djeshme, në sfidën e vlefshme për javën e 18 të Serisë A. Megjithatë, ajo ç’ka tërhoqi vëmendje te shqiptarët nuk ishte rezultati.

Në prag të sfidës, klubi italian publikoi në rrjetin social “TikTok” një video të portierit Majk Menjo. Portieri i “Djallit” kishte dalë në nxehmjen prag-sfide, teksa kjo video shoqërohej me këngën e titulluar “Fatos Nano”, të krijuar nga reperi Noizi.

Një veprim i papritur ky nga klubi italian, ndërsa postimi u bë menjëherë viral edhe në Shqipëri. Shumë shqiptarë në komente shpreheshin të habitur se si Milani e krahason portierin e tyre me ish-kryeministrin e Shqipërisë.

majk menjo portieri i milanit fatos nano ish-kryeministri i shqipërisë

Lini një Përgjigje