
Bolonja dhe Roma janë ndalur në një barazim 2-2 në “Renato Dall’Ara”, ndeshje e vlefshme për Serinë A. Pjesa e parë u mbyll në barazim të bardhë pa gola.
Katër golat u shënuan në pjesën e dytë, tre golat e parë u shënuan brenda 7 minutave. Miqtë gjetën të parët golin me belgun Salemakers në minutën e 58, duke zhbllokuar kështu shifrat.
Nuk vonoi shumë dhe vendasit gjetën golin e barazimit në minutën e 61 me Dalingan, por nuk u kënaqën me kaq. 4 minuta më vonë Ferguson shënoi nga pika e bardhë e penalltisë golin e avantazhit.
Në fund kur vendasit po bëheshin gati të festonin, Roma barazoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë, aty ku Artem Dovbik tregohet i saktë dhe i dha ekipit të tij një pikë të artë.
Pas këtij barazimi, djemtë e Vinçenco Italianos renditen në vendin e shtatë me 29 pikë pas 18 ndeshjesh, ndërsa djemtë e Ranierit renditen në vendin e 10 me 24 pikë.
Lini një Përgjigje