
Përfundon pjesa e parë e finales së Superkupës së Spanjës. Barcelona ka bërë remuntadën e madhe dhe ka mposhtur Realin e Madridit me përmbysje me rezultatin 1-4.
Madrilenët kaluan të parët në avantazh në minutën e 5 me Kilian Mbape.
Talenti Jamal realizon gol fantastik për Barcelonën në minutën e 22 dhe riktheu baraspeshën për katalanasit. Askush nuk mund ta ndalë talentin spanjoll.
Në minutën e 36, Barcelona u rikthye në avantazh. Pretendime për penallti te Barcelona. Gil Manzano e konsideron të rregullt fillimisht ndërhyrjen e Kamavingës ndaj Gavit. Pas rishikimit me VAR gjyqtari spanjoll dha penallti dhe karton të verdhë për Kamavingën. Levandovski nuk gaboi nga pika e bardhë.
3 minuta më vonë, Rafinja realizoi golin e 3 për katalanasit.
Balde në minutën e 10 të shtesës vulosi rezultatin në 1-4 dhe ndoshta të fitimit të trofeut të 15 në hsitori për Barcelonën.
Mbetet të shihet si do të shkojnë 45 minutat e dyta të kësaj supersfide.
Lini një Përgjigje