TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 19:36

Shefi i FSHF-së zbulon sekretin e Shqipërisë për të “peshkuar” kuqezinjtë në mbarë botën

Shkruar nga Pamfleti

Shefi i FSHF-së zbulon sekretin e Shqipërisë për të

Shqipëria do të jetë pengesa e parë në rrugëtimin e Italisë në “EURO 2024”. “Axurrët” e Luçiano Spaletit do të sfidojnë në Dortmund kombëtaren e drejtuar nga Silvinjo, një duel që premton të jetë vendimtar.

Braziliani, me trajner Roberto Mançinin te Mançester Siti, me të cilin ka punuar edhe tek Interi si bashkëpunëtor teknik, është në pankinën shqiptare që nga janari i vitit 2023. Që nga dita kur ai mori detyrën, gjërat kanë ndryshuar për mirë te kuqezinjtë.

Kombëtarja shqiptare në fakt ka ndryshuar qasje në përzgjedhjen e lojtarëve për t’u thirrur në ndeshjet ndërkombëtare, duke u mbështetur në një algoritëm. Nëpërmjet këtij algoritmi, Silvinjo dhe stafi i tij mund të gjejnë të gjithë ata lojtarë që kanë lindur jashtë vendit, por që falë pranisë së prindërve apo të afërmve të lindur në Shqipëri, mund të veshin fanelën kuqezi.

Në këtë kuptim, puna e italianit Alariko Rosit, Shefi i Departamentit të Analizave të Federatës Shqiptare të Futbollit ishte jashtëzakonisht i vlefshëm. Rosi ishte në gjendje ta zhvillonte këtë bazë të dhënash, e aftë për të gjurmuar të gjitha informacionet në lidhje me lojtarët që kanë lindur jashtë vendit, por që në “pemët” e tyre familjare përkatëse tregojnë origjinën shqiptare.

Me rastin e “EURO 2024”, Silvinjo thirri 26 lojtarë, duke shfrytëzuar plotësisht potencialin e algoritmit që lejoi Federatën Shqiptare të Futbollit të shoshiste gjithë panoramën botërore. Nëse Shqipëria zyrtare përbëhet nga rreth 3 milionë banorë, llogaritet se janë edhe 9 milionë të tjerë me origjinë shqiptare të shpërndarë nëpër botë.

Mjafton të thuhet se për eventin në Gjermani vetëm 8 nga 26 lojtarë kanë lindur në Shqipëri. Armando Broja, për shembull, luan për Çelsin, por ka lindur në Angli me prindër shqiptarë. Një shembull tjetër është ai i Jasir Asanit, i cili luan në Korenë e Jugut me Gwangju, por gjithashtu ka lindur në Maqedoni nga prindër shqiptarë.

Ku kanë lindur 26 lojtarët e Shqipërisë:

Shqipëri: 8

Zvicër: 6

Kosovë: 3

Maqedoni e Veriut: 3

Gjermani: 2

Greqi: 2

Angli: 1

Spanjë: 1

 

alariko rosi shefi i departamentit të analizave të federatës shqiptare të futbollit

Lini një Përgjigje