
Përfundon pjesa e parë e ndeshjes së grupit B në “EURO 2024”. Spanja ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 Kroacinë dhe i ka dërguar mesazh të qartë Italisë dhe Shqipërisë.
Djemtë e drejtuar nga De La Fuente zhbllokuan ndeshjen në minutën e 29, duke arritur t’i shpëtonin dominimit disa minutësh, të rivalëve kroatë, të cilët patën disa raste shënimi.
Një kundërsulm vrastar i Spanjës u finalizua më së miri nga Alvaro Morata, me “bomberin” spanjoll, i cili u nis drejt portës kundërshtare dhe përballë portierit Livakoviç nuk gabon, duke çuar topin në rrjetë.
Mirëpo nuk mbaroi me kaq, pasi vetëm 3 minuta më vonë “fantazisti” i mesfushës, Fabian Ruiz ndëshkoi Kroacinë, duke dyfishuar shifrat.
Në fundin e 45 minutave të para erdhi edhe goli i tretë i Spanjës, i shënuar nga Dani Karvahal.
Lini një Përgjigje