TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Qershor 2024, 18:05

Shqiptarët “paralizojnë” trafikun në Gjermani, makinat me flamujt kuq e zi pushtojnë rrugët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptarët “paralizojnë” trafikun në Gjermani,

Teksa na ndajnë dhe 3 orë nga përballja e madhe mes Shqipërisë dhe Italisë, tifozeria shqiptare ka mbushur rrugët e Gjermanisë.

Janë mbi 40 mijë persona që pritet të jenë në stadium, ndërsa shumë të tjerë jashtë tij. Që prej mëngjesit në Dortmund dominon ngjyra kuq e zi, teksa në një video të siguruar nga “Pamfleti”, shihet uragani kuq e zi që udhëton nga Dyseldorf për Dortmund. Janë me qindra makina me flamujt shqiptarë.


Në Itali, “Gazzetta dello Sport” shkruan se shqiptarët kanë “pushtuar” qytetin dhe pranojnë “humbjen” në tribuna. Ironia e tyre shkon më tej me tifozët e tyre, teksa thonë se në stadium do jenë krenar që do kenë Del Pieron dhe Marotën (presidentin e Interit).

“Në Dortmund ka ‘pushtim’ shqiptarësh, por te tifozët italianë do të luajnë…Del Piero dhe Marota”.

Media italiane e di se nuk do të ketë shumë nga ngjyrat e tyre për t’u parë në tribuna, të cilat janë të dominuara nga shqiptarët, por të paktën do të shohin Marotën dhe Del Pieron.

Lini një Përgjigje