
Ish-tekniku i kuqezinjve, Xhani De Biazi ka dhënë një intervistë për “Republicca”.
“Shqipëria më ndryshoi jetën. Shqipëria nuk kishte shumë lojtarë të talentuar, por lojtarë me dëshirë të madhe për të përfaqësuar kombin e vet. U rritëm duke u bazuar mbi personalitetin, organizimin dhe vetëbesimin”.
Euro 2016- ”Në fazën eliminatore mendoj se ndeshja kyçe ishte ajo kundër Portugalisë, lojtarët ndiheshin si heronj pasi e mundën. Më pas morëm edhe dy barazime kundër Danimarkës. Në Europian dolëm me tri pikë nga grupi ku ishim së bashku me ekipe si Franca, Zvicra dhe Rumania”, thekson trajneri.
Italia- “Ndeshjet e para janë gjithmonë delikate. Italia ka gjithçka për të humbur, ndërsa rivalët do të jenë të motivuar. Për Shqipërinë është diçka e madhe fakti se merr pjesë në Europian, por mendoj se ‘shqiponjat’ do të jenë një problem edhe për Kroacinë dhe Spanjën” – tha ai.
Lini një Përgjigje