TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Qershor 2024, 22:11

Shans i artë për Kristjan Asllanin, Bajerni i Mynihut gati t’i sigurojë vendin e titullarit mesfushorit shqiptar

Shkruar nga Pamfleti

Shans i artë për Kristjan Asllanin, Bajerni i Mynihut gati t’i

Ky sezon futbollistik ishte thuajse i njëjtë me atë të vjetshmin për Kristjan Asllanin. Minutat me Interin mbeten thjeshtë një premtim bosh i zbukuruar me lëvdata për t’i ‘mbyllur gojën’.

Pak ndeshje me zikaltërit, madje edhe kur mungonte Çalhanoglu. Turku është ndër më të mirët në botë për rolin e tij dhe ishte thuajse e pamundur për të gjetur hapësira kur ai ishte i gatshëm. Por, mund të ketë shpëtim për mesfushorin shqiptar.

Pas 2 sezonesh me zikaltërit, Hakan Çalhanoglu ka shprehur dëshirën për t’u larguar drejt Bajernit të Mynihut, raporton gazetari turk, Jagiz Sabunçuoglu. Bavarezët kanë hapur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit, por ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare drejt kampionëve të Italisë.

kristjan asllani mesfushori shqiptar bajerni i mynihut

Lini një Përgjigje