
Robert Lewandowski theksoi se ishte një ndeshje shumë e vështirë në krahasim me dy vite më parë. Tregoi se ky grup është shumë i vështirë dhe këtë e tregoi ndeshja me Shqipërin.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë kjo ndryshe nga ajo 4-1 që fituan dy vite më parë. Menduam se do të ishte një lojë më e hapur loja pasi shënuam golin e parë, por nuk ndodhi kështu.Ky është një grup shumë i vështirë dhe ndeshja e sotme përballë Shqipërisë e tregoi këtë gjë, por në tërësi ishte një ndeshje e vështirë,” tha Lewandowski.
Kombëtarja shqiptare e ka nisur me humbje aventurën e eliminatoreve të Euro 2024.
Kuqezinjtë e Sylvinhos u mposhtën minimalisht 1-0 në transfertën e vështirë të Polonisë, e cila është një ndër ekipet kryesore së bashku me Çekinë që synojnë Europianin e vitit të ardhshëm.
Vendasit e gjetën golin e fitores me anë të Swiderski, i cili përfitoi nga një top i kthyer nga shtylla, për të mposhtur Strakoshën dhe mbrojtjen kuqezi.
Ndonëse në ndeshjen e tij të parë, Sylvinho tentoi të ndryshonte formacionin në pjesën e dytë, por përpjekjet ishin të pakta. Rasti më i mirë ishte ai i Uzunit në minutën e 87, i cili nuk e gjeti dot portën brenda zonës së vogël.
Lini një Përgjigje