
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 me Poloninë në transfertë, sfidë e vlefshme për ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E të Europianit 2024. Në stadiumin 'PGE Arena' në Varshavë, trajnerët Fernando Santos dhe Sylvinho kanë zbardhur rreshtimet titullare.
Shqipëria do të luaj me formacionin 4-1-3-2, ndërsa Polonia është rreshtuar me një 4-4-2.
Braziliani i kuqezinjve luan me skemë sulmuese, teksa kjo do jetë ndeshja e tij e parë në drejtimin e ekipit. Në përballjet mes tyre, Polonia na ka mundur katër herë, teksa tanët kanë marrë vetëm një barazim. Këtë duel gjykon slloveni Slavko Vinčić.
Formacionet zyrtare:

Lini një Përgjigje